Kosova fiton medaljen e dytë në “Taranto 2026”, Fatjona Kasapi merr

0%

Kosova ka fituar medaljen e dytë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, falë paraqitjes së Fatjona Kasapit në xhudo. Kasapi ka fituar medaljen e bronztë në kategorinë deri në 52 kilogramë, pasi në duelin për medaljen e tretë mposhti italianen Gaia Stella. Xhudistja kosovare triumfoi ndaj Stellës me “Yuko”, duke siguruar kështu vendin e tretë në këtë kategori.

Kjo është medalja e dytë e Kosovës në “Taranto 2026”. Një ditë më parë, boksierja Donjeta Sadiku fitoi medaljen e artë në kategorinë deri në 60 kilogramë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com