Sulmuesi shqiptar në radarin e Romës dhe klubit tjetër të Seria A

0%

Roko Vata është kërkuar nga dy klube të Seria A gjatë ditëve të fundit. Gazetari Ben Jacobs zbulon se bëhet fjalë për Romën dhe Bolonjën. 21-vjeçari është pjesë e Uatford që bleu kartonin e tij nga Sëlltik, pikërisht dy vite më parë. Dëmtimet e rënda e penalizuan që nga nëntori i vitit të kaluar. Tashmë që i ka lënë pas, nuk përjashtohet mundësia e një transferimi jashtë Anglisë.

Vata vendosi të përfaqësojë Irlandën në marsin e vitit 2025. Akoma për të ekziston mundësia që të ndryshojë përfaqësuese. Sulmuësi anësor ka lindur në Skoci, ndërsa deri tani ka luajtur vetëm për Irlandën.

Burimi: Bota Sot