Blendion Llalloshi dhe Enes Beqiri huazohen tek KF Vjosa

0%

Llapi ka njoftuar se dy futbollistë të talentuar janë huazuar në radhët e skuadrës së Vjosës së Shtimes, anëtar i Ligës së Parë të Kosovës. ”KF Llapi njofton opinionin se ka arritur marrëveshje me skuadrën KF Vjosa për huazimin për një sezon të mesfushorit Blendion Llalloshi dhe sulmuesit Enes Beqiri.

Ky vendim është marrë në funksion të zhvillimit të mëtejshëm të dy futbollistëve, duke u mundësuar atyre të kenë më shumë minuta, hapësirë dhe përvojë në një ambient të ri garues. Klubi beson se kjo periudhë do t’u shërbejë Blendionit dhe Enesit për të vazhduar përparimin e tyre dhe për t’u rikthyer edhe më të gatshëm te KF Llapi.

KF Llapi i uron Blendionit dhe Enesit shumë suksese gjatë kësaj periudhe, ndërsa falënderon KF Vjosa për bashkëpunimin dhe i uron klubit suksese në vazhdim të sezonit”, ka njoftuar KF Llapi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot