Dy interpretime për “goditjen e Alitit”

0%

Shpërndaje në: Dy interpretime të ndryshme janë dhënë për incidentin ku i përfshirë ishte mbrojtësi i Kosovës, Fidan Aliti. Incidenti mes Alitit dhe Leandro Trossardit ndodhi në ndeshjen që Beshiktashi e humbi 1:0 nga Alanyaspori të dielën mbrëma, në xhiron e dytë të Superligës së Turqisë. Kapiteni i Alanyasporit, Aliti, ishte i përfshirë edhe në disa situata tjera diskutabile.

Madje për to kishte reaguar skuadra e madhe nga Stambolli. Beshiktashi, ndër të tjera, ka kërkuar penallti për një “shuplakë” të Alitit ndaj Leandro Trossardit. Në fakt ishte një shtyrje e dyanshme në zonë dhe Aliti e qëlloi në kokë Trossardin.

Për incidentet e së dielës, të premten dy interpretime të ndryshme kanë dhënë Kryetari i Komitetit Qendror të Referimit, Ferhat Gundogdu, dhe Drejtori i Gjyqtarëve Elitarë, Anthony Taylor. “Situata është e hapur për interpretim, për këtë arsye nuk ka intervenuar VAR-i”, ka thënë Gundogdu, shkruan “Spor.haber7”. Ndërkohë, ish-gjyqtari i njohur, anglezi Taylor, mendon ndryshe.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Taylor ka theksuar se ky incident ka qenë nën përgjegjësinë e VAR-it, dhe se intervenimi i VAR-it ka qenë i domosdoshëm. “Incidenti Aliti – Trossard ka qenë nën përgjegjësinë e VAR-it. VAR-i duhej të ndërhynte. Ishte situatë që meritonte karton të kuq”, ka deklaruar Taylor. MHK Elit Hakem Direktörü Anthony Taylor: (Fidan Aliti-Leandro Trossard pozisyonu hakkında) “VAR’ın sorumluluğunda.

VAR müdahalesi gerekliydi. Kırmızı kart gereken bir pozisyondu.” (Umut Eken) #MHKİSTİFA #TFFİSTİFA #FerhatGündoğduİstifa pic.twitter.com/IkhXREiW4H — 🇪🇸KaraKartal🇹🇷 (@tfnyldzzl76) August 28, 2026

Burimi: Koha