Policia koordinon masat për sigurinë në fillim të vitit shkollor

0%

Policia e Kosovës ka mbajtur takim koordinues me koordinatorët e Drejtorive Rajonale të Policisë për Projekte dhe Komunitet, ku është diskutuar për masat e sigurisë me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2026-2027.

Në takim është diskutuar për koordinimin me Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe drejtoritë e shkollave, si dhe për masat parandaluese, përfshirë patrullimet, ligjëratat dhe aktivitetet për rritjen e sigurisë së nxënësve. “Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi dhe koordinimi për dy tema konkrete ”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Tema tjetër e diskutuar ishte organizimi i aktiviteteve me rastin e shënimit të Ditës së Policisë. Në fund të takimit, koordinatorët u furnizuan me materiale edukative dhe ndërgjegjësuese, të cilat do të përdoren nga zyrtarët policorë gjatë ligjëratave dhe aktiviteteve për fëmijë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot