E ardhmja e Arijon Ibrahimovic te Bayern Munichu mbetet e pasigurt pas rikthimit të tij nga huazimi, ndërsa katër klube evropiane kanë shfaqur interes për talentin gjerman U21. Sipas gazetarit Ekrem Konur, duke pasur parasysh konkurrencën e madhe në skuadrën e Bayern Munichut, një tjetër huazim shihet si opsioni më i mundshëm për 19-vjeçarin, në mënyrë që të ketë minuta të rregullta.
Në Bundesligë, Werder Bremen dhe Freiburg janë klubet më aktive. Të dyja kanë paraqitur oferta për huazim dhe i kanë premtuar Ibrahimovicit hapësirë të madhe për të luajtur. 🚨 #EXCL Bayern Munich’s winger Arijon Ibrahimovic is set for a loan move! Werder Bremen and Freiburg lead the race, while Villarreal and PSV also submit inquiries.
Bayern won’t sell their prospect under contract until 2028! @ekremkonur @Fussballdaten ⏬ pic.twitter.com/EAJtNJpZ8i — Ekrem KONUR (@Ekremkonur) August 28, 2026 Në garë janë edhe Villarreal dhe PSV Eindhoven, të cilat kanë zhvilluar kontakte me drejtuesit e Bayernit. Të dyja skuadrat mund t’i ofrojnë talentit edhe përvojë në garat evropiane.
Bayern Munich nuk dëshiron ta shesë Ibrahimovicin, kontrata e të cilit skadon në vitin 2028. Klubi e konsideron atë pjesë të planeve për të ardhmen dhe është i gatshëm ta huazojë për t’i mundësuar zhvillimin përmes minutave të rregullta.
