Cristian Alberto ‘Kily’ Gonzalez është zgjedhur trajner i ri i Inter Miami të Lionel Messi-t. Klubi amerikan ka zyrtarizuar këtë lëvizje orët e fundit, duke ia besuar stolin ish-futbollistit argjentinas. Kily Gonzalez, 52 vjeç, është bërë i njohur në Europë nga koha kur luante për Valencian dhe Interin si sulmues i krahut të majtë.
Pasi la futbollin e luajtur, ai ka drejtuar disa skuadra në Argjentinë dhe tani merr drejtimin e Inter Miami, duke pasur nër urdhrat e tij yllin Lionel Messi dhe disa lojtarë të tjerë argjentinas. Gonzalez zëvendëson në krye të skuadrës amerikane Guillermo Hoyos. Ky i fundit u emërua trajner i përkohshëm, pas lamtumirës së Havier Mascherano në muajin prill.
