“E vërteta nuk mposhtet, as nuk digjet”, familja e Haki Imerit thyen

0%

Familja e veprimtarit Haki Imeri ka reaguar pas zhvillimeve të fundit, duke theksuar se e vërteta nuk mund të fshihet apo mposhtet. Në reagim kërkohet që hetimet dhe proceset institucionale të zbardhin të gjitha dyshimet për rrjetet e ndikimit serb në Kosovë.

Shkrimi i plotë: Miq – Rrjeti i dyshuar i BIA-s serbe në Kosovë, siç po shihet gjithnjë e më qartë nga zhvillimet e fundit, ka filluar të përjetojë momentin më të sikletshëm.. -Shefi është arrestuar, ndërsa tentakulat po provojnë të fshihen, të zhduken nga skena dhe, mbi të gjitha, të bindin opinionin se nuk kanë pasur kurrë lidhje me oktapodin.. -Sipas aktakuzës së PSRK-së dhe materialeve të paraqitura nga hetuesit e prokurorët e Kosovës, në qendër të këtij rrjeti operatoresh armiqesor kunder Kosoves qëndron Fatmir Sheholli, me bashkepuntor. – M.Zeka, sipas pretendimit që duhet të vërtetohet përmes provave dhe procedurave institucionale, dyshohet se ka shërbyer si një prej kanaleve përmes të cilave janë promovuar agjenda që i kanë shërbyer interesave të Serbisë në Kosovë. -Një pjesë e kësaj veprimtarie lidhet me publikimin dhe përdorimin e dokumenteve që pretendohet se kanë origjinë nga BIA serbe, të cilat më pas janë përdorur në hapësirën publike për të dëmtuar dhe diskredituar figura të institucioneve shtetërore të Kosovës. -Dikush do të thotë se ka qenë vetëm gazetar. -Dikush tjetër vetëm “burim”. -Një tjetër vetëm “njohje”. – E ndonjë tjetër ndoshta do të kujtohet papritur se nuk e ka parë kurrë oktapodin, edhe pse tentakula i del në çdo fotografi. -Por faktet, dokumentet dhe provat nuk funksionojnë me këtë logjikë. -Ato nuk zhduken vetëm pse dikush ndryshon versionin. -Prandaj, qytetarët e Kosovës duhet ta presin me interes punën e hetuesve, prokurorëve dhe gjykatave. -Nëse ajo që pretendohet në aktakuzë dhe në hetime vërtetohet, atëherë do të kemi para vetes një pamje shumë më të qartë të mënyrës se si një rrjet i dyshuar i ndikimit serb ka funksionuar në Kosovë dhe cilat kanë qenë hallkat e tij.. -P.S e verteta doli ne shesh , pra ajo nuk mposhtet as nuk digjet .

Burimi: Bota Sot