Qytetarët në Mitrovicë të Veriut dorëzojnë në Polici para dhe

0%

Dy qytetarë në Mitrovicë të Veriut kanë dorëzuar në Polici para dhe dokumente identifikimi të gjetura në rrugë, ndërsa sendet më pas u janë kthyer pronarëve. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, më 25 gusht, një 43-vjeçar me inicialet B.S. është paraqitur në Stacionin Policor Mitrovicë Veri, ku ka dorëzuar para dhe një dokument identifikimi të gjetura në rrugën “Zoran Dzindzic”.

Pas verifikimeve, Policia ka identifikuar pronarin, një 75-vjeçar me inicialet R.P., të cilit i janë kthyer 210 euro, 120 dinarë dhe dokumenti identifikues. Policia ka bërë të ditur se një rast i ngjashëm kishte ndodhur edhe më 29 korrik, në të njëjtën rrugë.

Atëherë, një 25-vjeçar me inicialet N.M. kishte gjetur një portofol me 80 euro, 28 mijë dinarë dhe dokumente identifikimi, të cilat i kishte dorëzuar në Polici. Pas veprimeve policore, pronari ishte identifikuar si një 16-vjeçar me inicialet K.D., të cilit i janë kthyer paratë dhe dokumentet.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë të Veriut ka vlerësuar veprimet e dy qytetarëve, duke i cilësuar si shembull të ndershmërisë, përgjegjësisë qytetare dhe bashkëpunimit me Policinë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com