Po priste dru në pyll, por u godit aksidentalisht nga pema, humb

0%

Një aksident tragjik ka ndodhur në fshatin Shosh të Shkodrës, ku një person ka humbur jetën pasi është goditur nga një pemë teksa po priste dhe mblidhte dru në një zonë pyjore. Sipas informacionit paraprak të Policisë, shtetasi me iniciale T. Z. është goditur aksidentalisht nga pema dhe, për pasojë, ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar rrethanat e plota dhe dinamikën e aksidentit. “Sot, në fshatin Shosh, në një zonë pyjore, dyshohet se shtetasi T. Z., teksa po priste/mblidhte dru, është goditur aksidentalisht nga një pemë dhe, si pasojë, ka humbur jetën.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes “, thuhet në njoftimin e policisë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot