Gentian Manati, shtëpia e të cilit në SHBA u përfshi nga flakët, duke iu marrë jetën tre fëmijëve të mitur, është banor i lagjes “18 tetori” në qytetin e Lushnjes. Ai ishte larguar bashkë me familjen e tij vite më parë pasi kishte fituar lotarinë amerikane, dhe më pas i janë bashkuar edhe prindërit e tij.
Në Lushnje banojnë motrat e Gentian Manati, të cilave shteti iu ka mundësuar vizat dhe janë nisur drejt SHBA-së për t’iu gjendur pranë të vëllait në këto ditë të vështira. Fqinjët në Lushnje shprehen të tronditur nga ngjarja e rëndë. “Djalin e kam rritur. Njerëz hallexhinj.”, tha një fqinj. “U tronditëm. Nuk ka më keq më. A ka më fatkeqësi në jetë e tmerrshme. Çfarë të themi.
Zot mbaj dorën. “, u shprehën dy gra. NGJARJA Zjarri shpërtheu në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në Windergate Drive, pranë Old St. Augustine Road, në zonën Mandarin të Jacksonville. Alarmi u dha rreth orës , ndërsa zjarrfikësit mbërritën vetëm katër minuta më vonë. Viktima mbetën dy binjakë 11-vjeçarë dhe një fëmijë vetëm 2 vjeç.
Prindërit dhe dy fëmijë të tjerë të familjes, 2 muajsh dhe 9 vjeç, i mbijetuan zjarrit.
