Ideja e re te Lazio, të sjellë në Romë Zhegrovën nëse largohet

0%

Merkatoja e Lazios mund të ketë të reja në ditët e fundit. Skuadra bardhekaltër ka përgatitur një listë me emrat e lojtarëve që pritet të largohen këto ditë dhe në krye të listës është Cancellieri. Ky i fundit po monitorohet nga Genoa që kërkon të mbyllë operacionin për të për një shifër 4-5 milionë euro.

Në këtë pikë, për të zëvendësuar Cancellierin, te Lazio është hedhur ideja e transferimit në Romë të Edon Zhegrovës nga Juventusi. Operacioni i menduar nga bardhekaltrit është për marrjen e futbollistit me formë huazimi pa detyrim blerje nga Juventus, një formulë që është e pranueshme edhe nga Juventus.

Sulmuesi 27 vjeçar dardan ka një pagë prej 2.5 milionë eurosh, shifër kjo që hyn në parametrat e financave të Lazios. Edon Zhegrova, që gjuan mjaft mirë me të majtën, mund të jetë një alternativë edhe për Zaccagnin. Ajo që favorizon ardhjen e mundshme të Zhegrovës te Lazio është eksperienca e fituat në kampionatin italian.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sezonin e kaluar, sulmuesi i kombëtares së Kosovës ka zhvilluar 20 ndeshje, ndërsa të dielën e kaluar në sfidën e parë të sezonit të ri në Serie A, ndaj Frosinones ai u aktivizua si zëvendësues. Gjithsesi, përpara se të nisë operacionin për Zhegrovën, Lazio do të duhet të mbyllë atë për Cancellierin.

Burimi: Bota Sot