Haxhiu për miratimin e katalogut të teksteve shkollore nga Ministria

0%

Miratimin e katologut të teksteve shkollore më nga Ministria e Arsimit, deputetja Teuta Haxhiu e Aleancës e ka konsideruar “të vonuar” dhe se sipas saj, u ka shkaktuar presion prindërve. Haxhiu më e ka kritikuar Ministrinë e Arsimit në lidhje me procesin e subvencionimit të teksteve shkollore, i cili ka nisur të ekzekutohet te prindërit një ditë më parë.

Krejt këtë proces deputetja e ka quajtur “neglizhencë e papërgjegjësi” të ministrit në detyrë të Arsimit, Hajrulla Çeku. “Ky viti shkollor do duhej t’i priste të gjithë nxënësit duke filluar nga ata të klasës parapërgatitore e deri në shkollën e mesme, t’i priste me përgatitjet më të larta, në cilindo nivel.

Miratimi i katalogut [i teksteve shkollore] dje, që ka qenë data 27 jo vetëm që është i vonuar, por është një presion, i cili është bërë tek prindërit.”- ka deklaruar Haxhiu më . Në lidhje me procesin e verifikimit të aplikimeve për subvencionim të blerjes së teksteve shkollore nga koordinatorët e shkollave, Haxhiu pretendoi se disa prej tyre nuk u janë përgjigjur aplikuesve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Haxhiu para gazetarëve prezantoi disa komente të printuara të cilat i kanë shkruar prindërit në komunikatën e Ministrisë së Arsimit të datës , për publikimin e katalogut të teksteve dhe shumave për subvencionim të blerjes së teksteve shkollore për klasat 1 – 9. Ajo ka krahasuar disa fatura të publikuara nga prindërit në komente që u kanë blerë fëmijëve të tyre tekstet shkollore.

Sipas Haxhiut, nuk ka përputhje të shumave që kanë paguar me ato që po subvencionon Ministria e Arsimit për blerjen e teksteve shkollore. Haxhiu pretendoi se nuk ka subvencionim të blerjes së teksteve shkollore që janë të lëndëve zgjedhore.

Për këtë pretendim, KALLXO.com e ka pyetur Anita Kadriun, drejtoreshen e Departamentit të Arsimit Parauniversitar në Ministri të Arsimit, e cila ka deklaruar se e kanë llogaritur subvencionimin që të jetë i mjaftueshëm për blerjen e teksteve shkollore në bazë të klasave, përfshirë edhe për blerjen e teksteve për lëndë zgjedhore.

“Për herë të parë Ministria e Arsimit e ka publikuar katalogun në ëebsite të Ministrisë me çmimet për tekste shkollore edhe për fletore të punës. Është hera e parë që Ministria e publikon një katalog jo vetëm me tituj të librave po edhe me çmimet e librave.

Kështu që çdo prind që ka shqetësim rreth teksteve, numrit të teksteve e ka katalogun në ëebsite të Ministrisë i publikuar dhe nënshkruar nga ministri Çeku edhe m’u bind lidhur me çmimet.” – ka thënë Kadriu.

Në anën tjetër, në bazë të vendimit të ministrit Hajrulla Çeku, prindërit të cilët i kanë fëmijët në klasën e parë apo të dytë po subvencionohen për tekste shkollore në vlerë prej 60 euro; për klasën e 3 në vlerë prej 65 euro; për klasën e katërt në vlerë prej 70 euro; të pestën në vlerë prej 80 euro; të gjashtën e shtatën në vlerë prej 90 euro; kurse për të tetën dhe të nëntën 100 euro.

Mirëpo, shtëpitë botuese filluan shitjen e teksteve shkollore pa u publikuar katalogu i teksteve shkollore nga Ministria e Arsimit dhe pa u përcaktuar shuma e subvencionimit të tyre.

Kjo ka shkaktuar që disa prindër t’i blejnë më herët dhe për këtë disa shtëpi botuese kanë njoftuar që këta prindër të lajmërohen në pikat e shitjes me faturën e blerjes dhe t’u kthehen paratë nëse kanë paguar më shumë. Ky njoftim i shtëpive botuese “Albas” dhe “Dukagjini” u dha me arsyetimin se Ministria e Arsimit ka përcaktuar ulje prej 10% të çmimeve të teksteve shkollore njëanshëm.

Më , Ministria e Arsimit u bëri thirrje prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që të mos nxitojnë me blerjen e teksteve mësimore dhe materialeve shkollore.

Kjo pasi Ministria tha se procesi i negocimit të çmimeve për tekstet mësimore me shtëpitë botuese ende nuk ka përfunduar dhe se katalogu përfundimtar i teksteve mësimore, së bashku me çmimet përkatëse, ende nuk është publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë.

Ministria e Arsimit këtë vit do t’i subvencionojë edhe nxënësit, prindërit e të cilëve nuk kanë lejeqendrim në Kosovë, por kanë vërtetim se nxënësi vijon mësimin në vend. Qeveria në detyrë e Kosovës i ka ndarë mbi 14 milionë euro për subvencionimin e blerjes së teksteve shkollore për vitin 2026.

Bazuar në Ligjin Nr. 10/L-001, për Ministrinë e Arsimit në vitin 2026 në kategorinë Zhvillimi i Planprogramit janë të dedikuara 14 milionë e 115 mijë e 389 euro. Kurse, në kategorinë subvencione dhe transfere janë të dedikuara gjithsej 25 milionë e 305 mijë e 360 euro. Aplikimi për subvencionim u hap më dhe u realizua përmes platformës e-Kosova.

Gjithashtu, Kadriu ka bërë të ditur për KALLXO.com se janë duke i subvencionuar për blerjen e teksteve shkollore edhe nxënësit me nevoja të veçanta, nxënësit e Qendrës Korrektuese në Lipjan, nxënësit nga Sos fshatrat.

Njësoj si viteve të kaluara, edhe këtë vit, Ministria e Arsimit po e bën verifikimin e aplikimeve për subvencionim të blerjes së teksteve shkollore përmes koodrinatorëve të pozicionuar në çdo shkollë. Ky është viti i katërt që Ministria e Arsimit e aplikon metodën e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore, që nga viti shkollor 2023/2024.

Metoda kishte nisur në kohën e ish-ministres Arbërie Nagavci, kurse këtë vit në vend të saj është ministri në detyrë, Hajrulla Çeku.

Burimi: Kallxo