Dalin në shitje biletat për sfidat me Bjellorusinë e San Marinon në

0%

Kombëtarja shqiptare do të nisë rrugëtimin e saj në UEFA Nations League, me kuqezinjtë që do të zhvillojnë katër ndeshjet e para në Grupin 1 të Ligës C gjatë muajve shtator dhe tetor.

Shqipëria do ta nisë këtë aventurë në shtëpi ndaj Bjellorusisë, më 26 shtator, ndërsa më pas do të luajë dy ndeshje në transfertë, më 29 shtator dhe 3 tetor, për t’u rikthyer në “Air Albania” më 6 tetor, ku do të përballet me San Marinon. Pikërisht për dy përballjet që do të zhvillohen në “Air Albania”, Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se biletat kanë dalë në shitje.

Biletat janë të ndara sipas kategorive të përcaktuara për stadiumin “Air Albania”, ndërsa çmimet nisin nga 500 lekë. FSHF fton të gjithë futbolldashësit dhe tifozët që të jenë të pranishëm në stadium dhe të mbështesin nga afër Kombëtaren shqiptare në këtë rrugëtim të ri në UEFA Nations League.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Mbështetja e tifozëve do të jetë një element i rëndësishëm në sfidat e Shqipërisë, e cila synon të mbyllë grupin në vendin e parë dhe të krijojë një pozicion sa më të favorshëm në rrugëtimin drejt kualifikimit për Kampionatin Europian “EURO 2028”.

Shitja e biletave do të jetë vetëm online me FSHF që në faqen e saj të internetit publikoi edhe linkun ku ato mund të blihen duke shtuar se çdo faqe tjetër është e paautorizuar.

Burimi: Bota Sot