Keqpërdorim i ujit të pijshëm në Drenas, KRU “Prishtina” zbulon kyçje

0%

Inspektorët e KRU “Prishtina” kanë zbuluar një kyçje ilegale të ujit në qendër të Drenasit, e cila, sipas ndërmarrjes, po përdorej për ujitjen e hapësirave të gjelbra, bahçes dhe misrit. Rasti është evidentuar gjatë kontrolleve të realizuara nga inspektorët e KRU “Prishtina” në këtë zonë.

“Inspektorët e KRU ‘Prishtina’ në Drenas kanë hasur në një kyçje ilegale në qendër të qytetit, e cila përdorej për ujitjen e hapësirave të gjelbra, bahçes dhe misrit”, thuhet në njoftimin e ndërmarrjes. Si masë ndaj konsumatorit, KRU “Prishtina” ka bërë shkyçjen e tij nga shërbimi, ndërsa rasti pritet të procedohet më tej në gjykatë.

“Për këtë abuzim me ujin e pijshëm, konsumatori është shkyçur nga shërbimi dhe do të procedohet në gjykatë”, njofton KRU “Prishtina”. Ndërmarrja u ka bërë thirrje konsumatorëve që ujin e pijshëm ta përdorin në mënyrë të përgjegjshme dhe në përputhje me rregullat e përcaktuara. / Telegrafi

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi