Për protestën e komunave të Kosovës më , nënkryetarja e kryeqytetit, Besianë Musmurati, u ka bërë thirrje qytetarëve, zyrtarëve, punëtorëve dhe përfaqësuesve të komunave që t’i bashkohen protestës para Qeverisë nga ora .
Musmurati vlerëson se protesta nuk lidhet vetëm me bllokimin e Kuvendit, por sipas saj, komunat po përballen me një tendencë të vazhdueshme për centralizimin e kompetencave në nivelin qendror të qeverisur nga kryeministri në detyrë i vendit, Albin Kurtit. “S’ka lidhje a je kryetar, asamblist, zyrtar, punëtor i komunës apo qytetar.
Më 1 shtator, ju ftoj me dalë në protestën e komunave para Qeverisë… Dalim në protestë për komunat tona, për institucionet tona dhe kundër një pushteti që po tenton me i marrë krejt kompetencat në një dorë.” – ka thënë Musmurati më . Ajo ka përmendur mënyrën se si zhvillohet vlerësimi në proceset e punësimit në komuna.
“Paramendojeni, 60% e vlerësimit për me u punësu në komunë bëhet veç prej Ministrisë së Xhelal Sveçlës [Ministrisë së Punëve të Brendshme]. Kjo nuk ka ndodhë kurrë më herët.”- ka deklaruar Musmurati. Musmurati e Partisë Demokratike të Kosovës e ka kritikuar edhe përmbajtjen e teksteve me të cilat përballen aplikuesit për punë, duke pretenduar se pyetje si “Sa këmbë i ka bleta?”.
Ajo konsideron se është komuna ajo që i njeh nevojat e veta dhe e di se çfarë profili të punëtorëve i nevojitet, dhe kështu mendon se vendimmarrja në këto procese nuk duhet të zhvendoset në nivelin qendror. “Komuna e din çfarë punëtori i duhet, po Ministria e Brendshme vendos se kush duhet të punësohet. Kjo s’është veç burokraci.
Kjo është tendencë me centralizu gjithçka.”- ka theksuar Musmurati. Më , kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka paralajmëruar se kryetarët e komunave të Kosovës do të protestojnë në shtator para objektit të Qeverisë së Kosovës.
Përmes një reagimi publik, i pari i Prishtinës ka thënë se kryetarët e komunave janë mbledhur për të kundërshtuar, siç pretendon ai, qasjen e Qeverisë së Kosovës ndaj pushtetit lokal.
Në ditën e njëjtë, kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, ka kundërshtuar ashpër thirrjen e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, për një protestë të kryetarëve të komunave kundër Qeverisë më 1 shtator . Faton Peci deklaroi se Përparim Rama nuk mund të flasë në emër të tij dhe të Mitrovicës, duke e quajtur tentativë të “krisur” që komunat t’i bëjnë opozitë Qeverisë.
