Prokurori Avni Namani ka kërkuar dënimin e ministrit në detyrë, Xhelal Sveçla, në fjalën përfundimtare në rastin gjyqësor për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës në vitin 2018. Prokurori Namani tha se, bazuar në raportet e ekspertizave, bombola e gazit lotsjellës konsiderohet armë.
Ai bëri të ditur se Prokuroria ka hequr dorë nga ndjekja për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, për shkak të parashkrimit, ndërsa kërkoi që Sveçla të shpallet fajtor dhe të dënohet për përdorimin e armës apo mjetit të rrezikshëm.
“E ndryshon dispozitivin e aktakuzës, ashtu që tani duhet të jetë, i pandehuri Xhelal Sveçla, në vitin 2018, në sallën e seancave plenare të Kosovës, gjatë mbajtjes së seancës së jashtëzakonshme plenare, ka përdorur armë, bombolën e gazit lotsjellës me përmbajtje të…, në mënyrë frikësuese ndaj deputetëve dhe personave të tjerë në sallë, ashtu që në disa raste gjatë asaj seance e ka aktivizuar bombolën dhe e ka hedhur brenda sallës së seancave plenare pa asnjë paralajmërim paraprak, pa iu lënë atyre mundësi largimi, duke shkaktuar përhapjen e gazit irritues në hapësirën e mbyllur të sallës, në atë mënyrë që personat e pranishëm, nga frika për shëndetin e tyre, janë detyruar që të lëshojnë seancën e Kuvendit dhe seanca është ndërprerë.
Ka kryer veprën penale të përdorimit të armës dhe mjetit të rrezikshëm. Prokuroria heq dorë nga vepra për pengim të personit zyrtar për shkak të parashkrimit të kësaj vepre, pjesa tjetër mbetet e njëjtë. Propozoj gjykatës që të pandehurin ta gjejë fajtor dhe ta dënojë sipas ligjit”, tha ai.
Ndryshe, në këtë rast po akuzohen edhe Fitore Pacolli-Dalipi, Drita Millaku dhe Salih Zyba, mirëpo për Sveçlën procedura është veçuar. Gjykata Themelore në Prishtinë, më , ka konfirmuar aktakuzën ndaj Sveçlës, Millakut, Zybës dhe Pacolli-Dalipit për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend në mars të vitit 2018. Vendimin e Themelores më pas e ka vërtetuar edhe Gjykata e Apelit.
Në seancën fillestare, të mbajtur më , katër të akuzuarit ishin deklaruar të pafajshëm për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend.
Ministri Sveçla dhe tre deputetët Millaku, Zyba dhe Pacolli-Dalipi akuzoheshin edhe për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, por për këtë vepër, në seancën fillestare, gjyqtari i rastit, Sabit Sadikaj, kishte njoftuar se kishte arritur parashkrimi absolut i ndjekjes penale.
Sipas aktakuzës, e cila rezulton të jetë ngritur më , Sveçla, Millaku, Zyba dhe Pacolli-Dalipi akuzohen se më , rreth orës deri në orën , kanë ndezur disa bombola të gazit lotsjellës, të cilat i kishin hedhur brenda sallës së Kuvendit të Kosovës, ku po mbahej seanca plenare.
Aty thuhet se, si rrjedhojë e kësaj, të gjithë deputetët ishin detyruar ta lironin sallën e Kuvendit, me ç’rast ishte pamundësuar vazhdimi i seancës. Me këtë, secili veç e veç akuzohet se ka kryer veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, nga neni 375, paragrafi 1, i Kodit Penal, për të cilën kryerësi dënohet me burgim prej një deri në tetë vjet.
Ndërkaq, sipas dispozitivit të dytë, thuhet se secili veç e veç ka kryer veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, nga neni 409, paragrafi 1, i Kodit Penal, pasi kanë penguar deputetët e Kuvendit të Kosovës në kryerjen e detyrave zyrtare. Kryerësi i kësaj vepre dënohet me burgim prej tre muajsh deri në tre vjet. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
