Kina pezullon kërkimin-shpëtimin nga frika e përmbytjes së dytë në

0%

Autoritetet kineze kanë pezulluar përpjekjet e shpëtimit nga përmbytjet pranë kufirit Nepal-Tibet për shkak të frikës se një liqen i sapoformuar me ujë në rritje mund të dalë nga shtrati, ka raportuar të premten () televizioni britanik, BBC .

Numri i të vdekurve është rritur në 475, thotë Policia e Nepalit, më shumë se 48 orë pasi përmbytjet e menjëhershme shkatërruan rajonin kufitar në Himalaje. Në Tibet, tre persona kanë vdekur dhe më shumë se 550 ende konsiderohen të zhdukur. Nuk është e qartë nëse përputhen shifrat e fundit.

Ekipet e shpëtimit që po kërkojnë të mbijetuar janë “të shqetësuara” për shkak të raporteve se një përmbytje e dytë mund të godasë zonën e fatkeqësisë, i ka deklaruar një zyrtar i Kryqit të Kuq BBC-së. Një akullnajë e shembur shkaktoi valën e madhe të përmbytjeve, i kanë thënë zyrtarët vendas BBC-së.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Vala shkatërroi shtëpi dhe rrugë dhe shkatërroi një pikëkalim kyç kufitar ndërmjet Nepalit e Tibetit. Dhjetëra mijëra turistë vizitojnë zonën çdo vit. BBC-ja ka folur me të afërmit e të zhdukurve. Dy motra, prindërit e të cilave janë të zhdukur, thonë “ne thjesht i duam shumë dhe duam që të kthehen në shtëpi”. Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com

Burimi: Kallxo