Kamerat zbulojnë detajin interesant: Muriqi e kishte paralajmëruar

0%

Vedat Muriqi ishte një nga protagonistët kryesorë të kualifikimit të Fenerbahçes në Ligën e Kampionëve, duke realizuar gol në fitoren 2:1 ndaj Lyonit. Fenerbahçe siguroi kualifikimin me rezultat të përgjithshëm 3:2, duke u rikthyer në Ligën e Kampionëve pas 17 sezonesh. Por një detaj interesant është zbuluar pas ndeshjes.

Kamerat kanë kapur Muriqin duke biseduar me Oğuz Aydın para fillimit të takimit dhe duke i treguar mënyrën se si dëshironte t’i vinte topi në zonë. Dhe pikërisht kjo ndodhi në minutën e 24-të. Aydın harkoi në zonë, Muriqi goditi fillimisht me kokë, portieri e priti tentimin e tij, por sulmuesi kosovar reagoi menjëherë dhe e dërgoi topin në rrjetë.

Një skemë e diskutuar para ndeshjes u shndërrua kështu në një nga golat më të rëndësishëm të Fenerbahçes në vitet e fundit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com