Gjendet një bombë e komanduar në Durrës, forcat xheniere ndërhyjnë

0%

Një bombë e komanduar raportohet të jetë gjetur mëngjesin e sotëm në rrugë, konkretisht në Lagjen 4 të qytetit të Durrësit. Pas konstatimit të lëndës shpërthyese, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë, ndërsa pritet ndërhyrja e forcave xheniere për çaktivizimin e saj.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, si dhe për të identifikuar personat që mund të kenë lidhje me vendosjen e bombës. /Euronews.al

Burimi: Telegrafi