Policia ka zhvilluar një aksion në Podujevë lidhur me dyshimet për organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm. Siç thuhet në raportin 24-orësh, dje me urdhër të prokurorit, janë kontrolluar katër lokacione të ndryshme. Gjatë kontrolleve janë sekuestruar tri telefona, dy pajisje DVR, një revole, tri karikatorë të zbrazët dhe 12 fishekë të kalibrit 7.65 mm.
“Tre të dyshuar meshkuj kosovarë, janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.
