Krejt çka ndodhi në tragjedinë në Prizren | 15-vjeçari u ther për

0%

Një natë tragjike ka tronditur Prizrenin, ku një 15-vjeçar humbi jetën pasi u ther me thikë, ndërsa një tjetër i mitur, vetëm 17 vjeç, është arrestuar nën dyshimin për vrasjen. Sinjali sjell detajet e rastit, nga informacioni i parë që mori Policia, përpjekjet për ta shpëtuar viktimën, arrestimi i të dyshuarit dhe deri te veprimet e para hetimore që vazhduan gjatë natës.

Ngjarja ndodhi të enjten, më 27 gusht, rreth orës , në rrugën “Shotë Galica” në Prizren. Policia fillimisht mori informacion për një person të therur me thikë dhe njësia patrulluese u nis menjëherë drejt lokacionit. Kur policët mbërritën, aty ndodhej tashmë ekipi i Urgjencës. Viktima, O.P., i lindur më 2011, ishte futur në autoambulancë, ku i ishte dhënë ndihma e parë.

Për shkak të gjendjes së rëndë, 15-vjeçari është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Prizrenit për trajtim të mëtejshëm. I dyshuari u gjet pranë vendit të ngjarjes – thika iu sekuestrua nga xhepi Ndërkohë që po zhvillohej intervenimi për shpëtimin e viktimës, Policia ka hasur, jo shumë larg vendit të ngjarjes, 17-vjeçarin E.H., i lindur më 2009, i cili dyshohet për rastin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai është arrestuar menjëherë. Gjatë kontrollit trupor, sipas të dhënave të rastit, policët i kanë gjetur në xhep një thikë, e cila dyshohet se është përdorur në kryerjen e veprës. Thika është sekuestruar si provë materiale, ndërsa i mituri është shoqëruar në Stacionin Policor në Prizren.

Mjekët nuk arritën ta shpëtonin 15-vjeçarin Në të njëjtën kohë, në spital po zhvillohej beteja për jetën e viktimës. Pavarësisht trajtimit të ofruar nga ekipet mjekësore, plagët rezultuan fatale. 15-vjeçari nuk arriti t’u mbijetojë lëndimeve dhe vdekja e tij u konfirmua në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Pas konfirmimit të vdekjes, rasti mori përmasat e një hetimi për vrasje.

Në vendngjarje dolën hetuesit policorë, Krim-Teknika, hetuesit rajonalë, si dhe drejtues të njësive policore, ndërsa për rastin u njoftua edhe Prokurori i Shtetit.

Me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku do t’i nënshtrohet obduksionit. 17-vjeçari u mbrojt në heshtje Procedurat ndaj të dyshuarit kanë vazhduar në zyrat e hetimeve rajonale në Prizren.

Për shkak se bëhet fjalë për të mitur, gjatë procedurave ka qenë i pranishëm babai i tij, ndërsa atij i është siguruar edhe avokat mbrojtës sipas detyrës zyrtare dhe punëtor social. Sipas informacioneve të rastit, 17-vjeçari, pas konsultimit me mbrojtësin, ka shfrytëzuar të drejtën për t’u mbrojtur në heshtje, ndërsa prokurori është i informuar për gjendjen e tij emocionale.

Atij i është ofruar edhe trajtim mjekësor në spital. Pas koordinimit me Prokurorin kujdestar është marrë vendim që i mituri të ndalohet për 24 orë. Rasti po hetohet nga hetuesit rajonalë në Prizren, ndërsa mbetet të sqarohet motivi dhe dinamika e plotë që çoi në tragjedinë ku një 15-vjeçar humbi jetën dhe një 17-vjeçar përfundoi nën dyshimin për vrasjen e tij.

Ekskluzive | Vrasja e 14-vjeçarit në Prizren: Ky është 17-vjeçari i dyshuar që u ndalua për 24 orë Konfirmohet raportimi i Sinjalit: 14-vjeçari vdes pas therjes me thikë në Prizren, arrestohet një 17-vjeçar Dyshohet për therje me thikë në “Jeni Mahallë” të Prizrenit Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com