Gazeta Sinjali raportoi më parë për një rast të rëndë që ndodhi mbrëmë në Prizren, ku një i mitur dyshohej se ishte therur me thikë. Rastin tashmë e ka konfirmuar për Sinjalin zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi. “Më datën , rreth orës , Policia ka pranuar informatën për një incident në Prizren, ku një i mitur ishte therur me thikë”, tha Bytyqi.
Sipas tij, patrulla policore i është përgjigjur rastit dhe në vendngjarje ka hasur ekipin e Emergjencës, i cili i kishte dhënë ndihmën e parë viktimës, një 14-vjeçari. “Viktima është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit për trajtim të mëtejmë.
Përkundër përpjekjeve të stafit mjekësor, viktima nuk ka arritur t’u përballojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë”, deklaroi Bytyqi për Sinjalin. Zëdhënësi i Policisë bëri të ditur se pak më larg vendngjarjes është identifikuar dhe arrestuar një i dyshuar, po ashtu i mitur, rreth 17-vjeçar.
“Gjatë kontrollit te i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar thika, e cila dyshohet të jetë përdorur në rast”, tha ai. Në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse policore, përfshirë hetuesit dhe ekipin e krim-teknikës, ndërsa rasti po hetohet nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa i dyshuari 17-vjeçar është ndaluar për 24 orë. Bytyqi tha se, për shkak të moshës, as viktima dhe as i dyshuari nuk kanë pasur ndonjë rast të mëhershëm të regjistruar në evidencat policore. Rasti është cilësuar “Vrasje” dhe mbetet nën hetim.
Dyshohet se një i mitur ka humbur jetën pas therjes me thikë në Prizren Dyshohet për therje me thikë në “Jeni Mahallë” të Prizrenit Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
