Shpërndaje në: Ron Raçi e ka shënuar golin e parë në Evropë me Hajdukun e Splitit dhe e ka ndihmuar kualifikimin e skuadrës së madhe kroate në Ligën e Konferencës. Hajduku fitoi 3:2 në Poloni ndaj Rakoëit pas vazhdimeve, dhe bëri vend në garën e tretë të UEFA-s për nga niveli. Ndeshja e parë në Kroaci u mbyll 2:2. Raçi shënoi gol me kokë nga afërsia në minutën e parë të ndeshjes.
Goli i tij u pranua pas rishikimit të situatës në VAR. Rokas Pukstas në vazhdime, përkatësisht në minutën e 94-t, ia siguroi Hajdukut avancimin. Raçi e kompletoi ndeshjen. Etnik Brruti ishte në bankën rezervë dhe nuk e fitoi rastin.
Raçi shënon golin e parë në Evropë me Hajdukun Edhe Futboll 14 gus 2026 Garcia: Raçi është ndryshe nga mbrojtësit e tjerë Qendërmbrojtësi kosovar, Ron Raçi, e ka realizuar golin e parë në Evropë me Hajdukun e Splitit. Raçi 23-vjeçar, realizoi që në minutën e parë ndaj Rakoëit në Poloni. Ai shënoi nga afërsia me kokë.
Fillimisht gjyqtari nga Azerbajxhani, Alijar Agajev, e anuloi golin pasi pa ndërhyrje të palejuar. Por, pas rishikimit të situatës në VAR, u sqarua gjithçka. Raçi shënoi gol të rregullt. Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë. Është ndeshja kthyese e plejofit të Ligës së Konferencës. Ndeshja e parë u mbyll 2:2. VIDEO:
