Shpërndaje në: Një 22 vjeçar ka humbur jetën në një aksident trafiku mbrëmjen e së shtunës në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, saktësisht në zonën e Vushtrrisë Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, në aksident u përfshinë një motoçikletë dhe një automjet, ndërkaq si pasojë e lëndimeve, ka humbur jetën 22 vjeçari i cili po e drejtonte motoçikletën.
“Në aksident janë përfshirë një motoçikletë dhe një automjet. Si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident, ka humbur jetën drejtuesi i motoçikletës, një mashkull rreth 22-vjeçar. Me urdhër të prokurorit kompetent, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Njësitet policore dhe hetuesit e trafikut kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
