Penalltitë që u kushtuan 3.1 milionë euro, ja sa arkëtuan kampionët e

0%

Drita e Gjilanit pësoi një eliminim të dhimbshëm në play-offin e Ligës së Konferencës, pasi Inter D’Escaldes e mposhti pas ekzekutimit të penalltive dhe siguroi kualifikimin në fazën e grupeve. Përveç zhgënjimit sportiv, eliminimi në Andorrë u ka kushtuar kampionëve të Kosovës edhe në aspektin financiar.

Drita ka humbur mundësinë për të arkëtuar rreth 3.1 milionë euro të tjera nga vazhdimi i garave evropiane. Sipas përllogaritjes së shpërblimeve të UEFA-s, Drita e mbyll këtë aventurë me rreth 1.71 milionë euro të përfituara nga garat europiane.

Burimi: Bota Sot