Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme, 27 gusht, në aksin rrugor që lidh Fishtën me aksin Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Audi” është përplasur me monopatinën me të cilin po lëvizte i mituri.
Përplasja ka qenë e fortë dhe, pavarësisht transportimit me urgjencë drejt spitalit, 12-vjeçari ka ndërruar jetë gjatë rrugës. Drejtuesi i automjetit tip “Audi” udhëtonte nga Elbasani në drejtim të Fishtës, së bashku me bashkëshorten dhe fëmijën e tyre të mitur.
Pas përplasjes, automjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal, ku fatmirësisht asnjë nga personat brenda mjetit nuk kanë pësuar dëmtime. “Rreth orës , në aksin e vjetër rrugor Blinisht–Fishtë, në fshatin Fishtë, automjeti me drejtues shtetasin E. K., rreth 33 vjeç, ka aksidentuar një të mitur, rreth 13 vjeç, i cili lëvizte me monopatinë.
Si pasojë e përplasjes, i mituri ka ndërruar jetë. Shtetasi E. K. është shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale”, thuhet në njoftimin e policisë. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave, dinamikës dhe shkaqeve të aksidentit tragjik./RTSH
