Vjen reagimi i parë nga Inter pas shortit në Champions League

0%

Inter ashtu si edhe ekipet e tjera mësoi sot mbasdite 8 kundërshtarët për fazën e grupeve në Champions League. Shorti i vendosi zikaltrit kundër Liverpool-it dhe Real Madridit, megjithatë kjo nuk i pengon aspak të ëndërrojnë për trofeun. Presidenti i Interit, Beppe Marotta, këmbëngul se ata “kanë të drejtë të ëndërrojnë” në Champions League.

“Ne duhet të jemi gjithmonë ambiciozë, ne jemi një ekip që ka pasur performanca të forta në Champions League në vitet e fundit. Ne kemi cilësi, por edhe të drejtën për të ëndërruar.

Jemi të vetëdijshëm se rruga jonë varet edhe nga mënyra se si do të ecin ekipet e tjera, pasi ky format i ri e ka bërë shumë të paparashikueshëm, kështu që do të jetë e vështirë të thuhet deri në momentin e fundit se kush kalon direkt. Ky është viti i nëntë radhazi që Interi është në Champions League, kështu që skuadra tani është e fiksuar në këtë garë”, tha Marotta.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot