“Betoni kërkon vazhdimisht territor të ri” – Arkitektja nga protesta:

0%

Arkitektja Dorjana Musaj, e pranishme në protestën e 89-të qytetare para Kryeministrisë, kritikoi qasjen e qeverisë së Edi Ramës, në lidhje me ndërtimet pa kriter nëpër zona të ndryshme të Shqipërisë, duke shtruar pyetjen se çfarë ka prodhuar gjithë ky ndërtim masiv në vendin tonë.

Nga sheshi, ajo tha se qeveria bëri ndërtime pa kriter në Tiranë, në bregdet, preku zonat e mbrojtura dhe tani po shkon edhe drejt maleve duke përmendur nismën e shumë kritikuar, Paketën e Maleve. “Betoni për ta nuk është vetëm material ndërtimi, është forca e tyre. Kur betoni bëhet forma e pushteti, ai kërkon vazhdimisht territor të ri.

Nuk kurseu qytetin e vjetër, vilat, lagjet e vjetra të Tiranës, lulishtet mes pallateve. Më pas dolën nga qyteti, shkuan te tokat bujqësore. Shkoj në bregdet, Zvërnec e deri te lagunat. Dhe tani me paketën e maleve, po ngjiten drejt pyjeve dhe maleve, model që kërkon territorin e ardhshëm që mund të kthehet në kantier.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndryshimi i planeve, statuset e veçanta, investitori strategjik, ligji 21/24 dhe instrumentet që flasin në çdo letër për zhvillim. Kur pushteti përdor fuqinë e vet për të hapur territorin një interesi dhe pastaj e vendos atë përballë komunitetit që jeton aty, investitori strategjik bëhet levë. Çfarë ka prodhuar gjithë ky ndërtim?

Kemi ndërtuar më shumë apartamente, por një çift i ri e ka të vështirë të blejë një prej tyre. Të rinjtë vazhdojnë të ikin. Tokën bujqësore e kemi kthyer në truall. Kush po i blen të gjitha këto? Popullsia po bie, të rinjtë po largohen, familjet po bëhen më të vogla ndërsa ne vazhdojmë të ndërtojmë sikur Shqipëria po mbushet me njerëz?

Miliarda euro futen në beton pa pyetur mjaftueshëm nga vijnë këto para” , tha ajo.

Burimi: Bota Sot