Kungulli gjigant mund të thyejë rekordin botëror

0%

Një kultivues nga Rhode Island i SHBA-së, Ron Wallace, mund të ketë thyer rekordin botëror për kungullin më të rëndë, pasi kungulli i tij ka tejkaluar rekordin aktual me rreth 136 kilogramë. Kungulli u peshua të shtunën në një konkurs, ndërsa aktualisht pritet konfirmimi zyrtar nga Libri i Rekordeve Botërore Guinness.

Wallace ka bërë të ditur se është në kontakt me përfaqësuesit e Guinness-it dhe se procesi i verifikimit është duke vazhduar. Rekordi aktual mbahet nga Ian Paton nga Anglia, i cili më 3 tetor arriti të kultivonte një kungull me peshë prej 1.296 kilogramësh. Nëse pesha e kungullit të Wallace konfirmohet zyrtarisht, ai do të bëhet mbajtësi i ri i rekordit botëror për kungullin më të rëndë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com