Dita e parë e shkollës, nxënësit do njihen me rregullat, ndalohet

0%

Viti i ri shkollor do të nisë më 14 shtator me disa ndryshime. Ministria e Arsimit ka miratuar udhëzuesin, ku i jepet një fokus i veçantë ditës së parë në institucionet arsimore, jo për mësim, por do të shërbejë për orientimin e nxënësve me rregulloren dhe normat e sjelljes.

Në çdo klasë, nxënësit do të njihen me rregullat e sigurisë, kodin e veshjes në shkollë, ndalimin e përdorimit të telefonit celular, moslejimin e ushqimeve të pashëndetshme, respektimin e njëri-tjetrit dhe bashkëjetesës në komunitetin shkollor.

“Informimi dhe orientimi i nxënësve realizohet nga të gjithë anëtarët e stafit të institucionit arsimor, përfshirë mësuesit e të gjitha lëndëve, mësuesit kujdestarë, shërbimin psiko-social, oficerët e sigurisë dhe punonjësit e tjerë të institucionit. Çdo anëtar i stafit kontribuon në përforcimin e njohjes, kuptimit dhe zbatimit të rregullave nga nxënësit”, thuhet në udhëzues.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në udhëzim është shtuar edhe një nen i ri për vlerësimin dhe menaxhimin e riskut në shkolla. Zyrat vendore arsimore kanë për detyrë të caktojnë koordinatorët e riskut dhe të hartojnë regjistrat e riskut, ku do të klasifikohen shkollat sipas shkallëve të rrezikut. Vlerësimi do të bëhet përmes dëshmive, anketave, si dhe vëzhgimeve fizikisht për çdo institucion.

Më tej, drejtuesit e shkollave duhet të marrin masa për reduktimin dhe eliminimin e risqeve dhe të koordinohen me bashkinë, policinë dhe shërbimet shëndetësore për risqet jashtë kompetencës së shkollave.

Me prioritet edhe këtë vit, në udhëzim vlerësohet parandalimi i dhunës, bullizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, ku theksohet si element i ri i shkruar vendosja e një bashkëpunimi të ngushtë mes stafit, komunitetit dhe prindërve.

Burimi: Bota Sot