Sherri që nisi në Elbasan, vazhdon edhe në Qipro!

0%

Sherri që nisi në Elbasan, vazhdon edhe në Qipro! Tension mes pankinave pas golit të Dinamos Përballjet mes Dinamos dhe Pafosit, përveç tensionit në fushë, kanë sjellë tension edhe në pankina. Ai nisi në ndeshjen e parë, kur trajneri Sa Pinto i Pafos ngacmonte disa herë stolin e bluve gjatë sfidës, duke e kthyer në një përballje verbale me Ilir Dajën dhe stafin e tij.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe sot, sidomos pas goli të Fadairos që i dha avantazhin përkohshëm bluve. Sa Pinto nuk mbajti nervat dhe pat një tjetër përplasje në distancë me Glen Dajën, duke përfunduar të dy të ndëshkuar me të verdhë.

Burimi: Bota Sot