Është hedhur shorti për fazën e Ligës së Kampionëve për sezonin 2026/27. Shorti u hodh sot,më në Monako, ku 36 skuadrat pjesëmarrëse mësuan kundërshtarët me të cilët do të përballen në fazën e parë të garës. Në mesin e ekipeve që kanë marrë vëmendjen më të madhe janë kampioni në fuqi Paris Saint-Germain, Real Madridi, Barcelona, Manchester City dhe Arsenali.
Kampioni francez PSG, do të përballet me Barcelonën dhe Manchester Cityn, dy prej skuadrave më të forta të Evropës. PSG-ja do të ketë gjithashtu përballë Romën, Aston Villan, Galatasarayn, Villarrealin, Benficën dhe Comon. Real Madridi do të ketë një nga përballjet më interesante të fazës së ligës, pasi do të luajë kundër Arsenalit.
Përveç skuadrës angleze, madrilenët do të përballen me Interin, PSV-në, Romën, RB Leipzigun, Shakhtarin, LASK-un dhe AEK-un. Edhe Arsenali nuk ka kaluar lehtë në short. Londinezët do të përballen me Real Madridin dhe Bayern Munichun. Kundërshtarët e tjerë të Arsenalit janë Borussia Dortmundi, Real Betisi, Lille, Napoli, Sabah dhe Slavia Praha.
Barcelona do përballet me dy prej kundërshtarëve më të fortë të mundshëm nga vazoja e parë. Katalunasit do të luajnë kundër Manchester Cityt dhe PSG-së, ndërsa kundërshtarët e tjerë janë Aston Villa, Sportingu, Feyenoordi, Galatasaray, Como dhe Sabah. Edhe Manchester City do të ketë një fazë të ligës mjaft të vështirë.
Skuadra angleze do të përballet me PSG-në dhe Barcelonën, ndërsa do të ndeshet gjithashtu me Sportingun, Porton, Napolin, RB Leipzigun, AEK-un dhe Lensin. Faza e ligës së Ligës së Kampionëve nis më , ndërsa oraret dhe datat e sakta të ndeshjeve pritet të publikohen nga UEFA deri më .
Pas përfundimit të tetë xhirove, gjithsej 24 ekipe do të sigurojnë kualifikimin tutje: tetë vendet e para presin biletën direkte për në 1/8 e finales, ndërsa klubet që renditen nga pozita e 9-të deri te e 24-ta do të përballen me njëra-tjetrën në fazën “play-off” për të prekur fazën me eliminim direkt.
Finalja e Ligës së Kampionëve do të luhet në stadiumin e Atletiko Madridid, në stadiumin Metropolitano, më .
