Eros Ramazzotti ka shtyrë një pjesë të turneut të tij botëror “Una Storia Importante World Tour” për shkak të një operacioni në kordat vokale. Këngëtari italian njoftoi se operacioni ka kaluar me sukses dhe falënderoi fansat për mesazhet e mbështetjes.
Megjithatë, mjekët i kanë rekomanduar një periudhë disa mujore rehabilitimi, gjatë së cilës ai nuk do të mund të zhvillojë prova apo të rikthehet menjëherë në skenë. Për këtë arsye, koncertet e planifikuara në Amerikën e Veriut dhe Amerikën e Jugut janë shtyrë për vitin 2027. Ramazzotti u ka premtuar fansave se do të rikthehet më i fortë dhe më i lidhur me ta.
Ky nuk është problemi i parë shëndetësor që prek zërin e këngëtarit. Edhe në vitin 2019, ai ishte detyruar të ndërpriste përkohësisht turneun pas një operacioni në kordat vokale. Sipas planit të ri, Ramazzotti pritet të rikthehet në skenë më në Luksemburg, derisa koncertet e shtyra në Amerikën e Veriut dhe Jugut do të zhvillohen nga 24 shtatori deri më .
