Pas transferimit të Marco Palestrës, Chelsea është vënë në ndjekje të një tjetër lojtari të Atalantas. Bëhet fjalë për mbrojtësin e ri italian, Honest Ahanor. Më 1 korrik, Chelsea siguroi shërbimet e Marco Palestrës, për të cilin londinezët paguan mbi 55 milionë euro. Mbrojtësi i krahut të djathtë vinte pas një sezoni të mirë me Cagliarin, ku kishte luajtur në formë huazimi nga Atalanta.
Sipas “ Sky Sports”, Chelsea mund të arrijë marrëveshje për një tjetër lojtar të klubit nga Bergamo para mbylljes së afatit kalimtar veror. Drejtuesit e klubit anglez kanë rikthyer kontaktet me Atalantan për transferimin e qendërmbrojtësit 18-vjeçar, Honest Ahanor.
Marrëveshja pranë finalizimit Sipas Fabrizio Romanos, transferimi i Ahanor te Chelsea është tashmë shumë pranë finalizimit. 🚨🔵 EXCLUSIVE: Chelsea reach verbal agreement with Atalanta to sign 18 year old defender Honest Ahanor, here we go!
Deal in the region of £40m package with details to be sorted, paperwork being prepared and authorization to travel. #CFC to decide best pathway for Honest soon. pic.twitter.com/LKB6jJCTD0 — Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 27, 2026 Pas negociatave mes palëve, “Blutë” e Londrës janë të gatshëm të përmbushin kërkesat financiare të Atalantas, e cila kishte vendosur si kusht për largimin e mbrojtësit një ofertë prej më shumë se 40 milionë eurosh.
Ahanor është formuar në akademinë e Genoas, përpara se t’i bashkohej Atalantas në vitin 2025. Që prej atëherë, 18-vjeçari ka shfaqur një progres të dukshëm, duke fituar edhe vëmendjen e Kombëtares së Italisë. Mbrojtësi tashmë ka debutuar me përfaqësuesen Azzurre dhe numëron dy paraqitje me Kombëtaren e Italisë.
