Albin Kurti me urim për Donjeta Sadikun: Një fitore e madhe për

0%

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar boksieren Donjeta Sadiku dhe trajneren Mariola Sallauka për medaljen e artë të fituar në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”. Donjeta Sadiku sot (e enjte) triumfoi në finalen e kategorisë deri në 60 kilogramë, ku mposhti boksieren ruse që përfaqësoi Serbinë, Kristina Kuluhova.

Donjeta Sadiku me krenari merr medaljen, Serbia humbëse bojkoton ceremoninë Përmes një postimi në Facebook, Kurti e ka vlerësuar lart suksesin e boksieres kosovare, duke e cilësuar atë si një arritje të madhe për sportin e Kosovës. “Sapo morëm një lajm të jashtëzakonshëm nga Lojërat Mesdhetare ‘Taranto 2026’.

Boksierja jonë, Donjeta Sadiku, ka siguruar medaljen e parë të artë për Kosovën në Lojërat Mesdhetare që po mbahen në Taranto të Italisë”. “Ajo ka triumfuar në finale ndaj ruses Kristina Kuluhova, e cila garoi për Serbinë. Ky është një sukses i madh për Donjetën, për ekipin tonë që ndodhet në Taranto, për boksin dhe për gjithë sportin e Kosovës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Donjetës dhe trajneres Mariola Sallauka urime për këtë fitore të madhe!”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Burimi: Telegrafi