Pas barazimit 2-2 në Prishtinë, Drita luan sonte si mysafire ndaj Inter Escaldes, në ndeshjen e kthimit të play-offit të Ligës së Konferencës. Në këtë përballje vendoset një nga biletat për fazën e ligës së këtij kompeticioni. Drita e kishte siguruar një vend në fazën e ligës edhe sezonin e kaluar, ndërsa këtë edicion synon ta përsërisë suksesin.
Gjilanasit hyjnë në këtë sfidë me objektivin e qartë për të marrë rezultatin që u siguron kualifikimin. Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, ka vendosur për këtë formacion startues. Inter Escaldes: Javi Diaz, Pochettino, Hernandez, Sanchez, Torres, Molina, Lopez, Otegui, Barlanga, Chouaib, Sidibe. Drita: Maloku, Salihu, Bytyqi, Pëllumbi, Ovouka, Bes.
Krasniqi, Dabiqaj, Nguena, Boaten, Manaj, Ble Krasniqi.
