Boksierja e Kosovës, Donjeta Sadiku, ka shënuar fitore ndaj kundërshtares nga Serbia, duke e detyruar atë të dorëzohet në rundin e dytë. Sadiku, fituese e medaljes së artë në Lojërat Mesdhetare në kategorinë deri në 60 kilogramë, e nisi me ritëm të lartë përballjen.
Rundi i parë ishte jashtëzakonisht i luftuar, por Donjeta Sadiku tregoi formën e saj të mirë dhe realizoi disa goditje të forta ndaj kundërshtares, e cila përfaqësonte Serbinë. Në rundin e dytë, presioni i Sadikut u rrit dhe kundërshtarja u detyrua ta ndërpresë përballje.
