Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës kritikon Kurtin dhe Abdixhikun:

0%

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Avni Arifi, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me zhvillimet e fundit, duke kritikuar mënyrën se si po trajtohet çështja e zgjedhjes së Presidentit. Arifi ka thënë se Presidenca, e cila dikur udhëhiqej nga Presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova, tash është shndërruar në një zyrë ofiqarie.

“Kqyr çka i kanë bo zyrës së Presidencës së Kosovës. Nga një kështjellë që dikur udhëhiqej nga profesor doktor Ibrahim Rugova e që la gjurmë në historinë, por edhe të ardhmen e Kosovës, Kurti, fatkeqësisht tash edhe me Lumirin, e kanë kthye këtë zyrë në një zyrë ofiqarie”, ka shkruar Arifi.

Ai ka kritikuar edhe procesin e intervistimit të kandidatëve për President të Kosovës, duke e cilësuar të pakuptueshme dhe të palogjikshme një qasje të tillë. “E pakuptueshme dhe e palogjikshme si këta dy janë duke organizu intervista se kë me e punësu si President të Kosovës”, ka deklaruar Arifi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas tij, posti i Presidentit të Kosovës duhet të përfaqësojë një nga arritjet më të mëdha të një personi që merret me politikë. “Me qenë President i Kosovës do të duhej të ishte e arritura më e madhe jetësore e një njeriu që merret me politikë. Tash me qenë President po bëhet si me qenë kryeofiqar”, ka përfunduar ai.

Burimi: Telegrafi