Sulm kibernetik ndaj 3 aeroporteve britanike, ekspozohen të dhënat e

0%

Një sulm kibernetik ka goditur tre aeroporte kryesore në Britani, duke ekspozuar të dhënat personale të rreth 8.7 milionë pasagjerëve. Sulmi shënjestroi aeroportet e Mançesterit, Londër Stansted dhe East Midlands, të cilat menaxhohen nga Manchester Airports Group (MAG).

Sipas kompanisë, hakerët kanë siguruar akses në të dhëna personale, përfshirë adresat e emailit, numrat e telefonit, numrat e regjistrimit të automjeteve dhe kodet postare të pasagjerëve. Të dhënat e prekura lidhen me shërbime të ndryshme të aeroporteve, si parkimi, rezervimet në sallat e pritjes, shërbimet “Fast Track” dhe abonimet Wi-Fi.

MAG theksoi se sistemi i komprometuar nuk përmbante të dhëna bankare apo informacione mbi pagesat e klientëve. Aeroporti i Stansted u ka kërkuar klientëve të tregohen veçanërisht të kujdesshëm ndaj emaileve, telefonatave apo mesazheve të papritura që mund të pretendojnë se vijnë nga aeroporti.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Ju nxisim të jeni veçanërisht vigjilentë në rast të emaileve, telefonatave ose mesazheve të papritura që pretendojnë se vijnë nga ne”, thuhet në mesazhin drejtuar pasagjerëve.

Burimi: Bota Sot