Kanë kaluar afro dy muaj që nga zhdukja e Xhafer Raqit, i lindur në vitin 1948, ndërsa ende nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij. Raqi është raportuar i zhdukur më në Stacionin Policor në Qendër të Prishtinës.
Që nga ajo ditë, njësitet policore të hetimeve, njësiti për kërkim-shpëtim i FSK-së dhe patrullat policore, në koordinim me Prokurorinë dhe në bashkëpunim me familjarët, kanë ndërmarrë veprime të shumta për gjetjen e tij.
Janë intervistuar persona që mund të kenë informacione për të, janë kontrolluar hyrje-daljet në pikat kufitare, ndërsa kërkimet janë zhvilluar edhe në zona që 78-vjeçari i frekuentonte zakonisht. Megjithatë, 56 ditë pas raportimit të zhdukjes, Xhafer Raqi ende nuk është gjetur.
Me autorizim të Prokurorit të Shtetit, Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që, nëse kanë çfarëdo informacioni për vendndodhjen e tij, ta raportojnë në numrin 192 ose në adresën elektronike [email protected] . Çdo informacion, sado i vogël, mund të jetë i rëndësishëm për gjetjen e 78-vjeçarit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
