Palatova: BE-ja pret tejkalimin e ngërçit politik dhe formimin e

0%

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka njoftuar se shefja në detyrë e BE-së Eva Palatova, e ka pritur në takim lamtumirës kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti. Shefja në detyrë e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova, ka përsëritur thirrjen e BE-së për tejkalimin e ngërçit politik dhe formimin sa më shpejt të institucioneve të Kosovës.

Palatova këto qëndrime i ka shprehur gjatë takimit lamtumirës me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Ajo ka theksuar nevojën për avancimin e reformave dhe shfrytëzimin e plotë të mundësive që ofron Plani i Rritjes i BE-së për zhvillimin e Kosovës si një shtet shumetnik me aspirata për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Palatova ka thënë gjithashtu se Bashkimi Evropian mbetet partneri më i fuqishëm i Kosovës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot