Ekskluzive | E kërkonte Gjykata për narkotikë – kapet në Aeroportin

0%

Një 27-vjeçar është arrestuar më 10 tetor në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, pasi ndaj tij ishte aktive një urdhëresë gjyqësore. Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës , zyrtarët policorë kanë ndaluar Alban Bytyqin.

Pas verifikimit, ka rezultuar se ndaj tij ishte lëshuar urdhërarrest nga Gjykata Themelore në Prishtinë, Dega në Fushë Kosovë, lidhur me veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”. Bytyqi është arrestuar në vend dhe më pas është dërguar në mbajtje për 48 orë. Rasti do të procedohet më tej sipas urdhëresës së gjykatës.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com