Ekskluzive | Arrestohet në Kaçanik i dënuari për narkotikë – dërgohet

0%

Policia ka realizuar më 10 tetor një urdhëresë gjyqësore ndaj një personi të dënuar për vepra penale që lidhen me narkotikët. Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës , njësiti i urdhëresave të Stacionit Policor në Kaçanik ka arrestuar Ataullah Rakën .

Ndaj tij ishte aktive urdhëresa, lidhur me veprën penale “Bashkëkryerje në blerjen, posedimin, shpërndarjen dhe shitjen e paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. Pas arrestimit, Raka është shoqëruar në stacion policor për kompletimin e dokumentacionit. Më pas, ai është dërguar në vuajtje të dënimit prej 9 muajsh burgim.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com