Seti më i gjatë në historinë e volejbollit

0%

Seti më i gjatë në historinë e volejbollit, plot një orë e 29 minuta!! Gjermania dhe Italia luajtën një set që do të hyjë në historinë e volejbollit profesionist. Ndeshja miqësore, një ngrohje për Kampionatin Evropian, zgjati një orë e 29 minuta dhe përfundoi me një fitore spektakolare 66-64 për Gjermaninë.

Ndeshja ishte tepër e ngushtë deri në fund, pasi në volejboll, një fitore kërkon një diferencë minimale prej dy pikësh. Italia në fund e çoi ndeshjen 3 sete me 2, por rezultati i atij seti të parë do të mbetet përgjithmonë në kujtesë.

Burimi: Bota Sot