Plagosi rëndë administratorin e pallatit, arrestohet 35-vjeçari në

0%

Një 74-vjeçar është plagosur rëndë me mjete prerëse në ambientet e një pallati në rrugën “Aleksandri i Madh” në Tiranë. Ngjarja është shënuar mëngjesin e sotëm, ndërsa shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë ndërhyrë menjëherë pas marrjes së njoftimit. I dëmtuari, shtetasi F.

G., 74 vjeç, administrator i pallatit ku banonte, është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Në vijim të veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, policia ka identifikuar dhe arrestuar autorin e dyshuar, shtetasin K. L., 35 vjeç, banor i të njëjtit pallat.

Sipas të dhënave paraprake të hetimit, 35-vjeçari dyshohet se ka plagosur rëndë administratorin gjatë një konflikti lidhur me linjën e ujit të pijshëm në pallat. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një thikë dhe një motosharrë, të cilat dyshohet se janë përdorur gjatë konfliktit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Burimi: Bota Sot