Gjatë punimeve në një rrugë në qytetin e Gjilanit janë hasur disa mjete të pashpërthyera, përfshirë fishekë, karikatorë, armë të gjata, granata dore dhe uniformë ushtarake, që dyshohet se kanë mbetur nga periudha e luftës. Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë siguruar vendin e ngjarjes derisa aty kanë dalë njësitë për deminim të KFOR-it dhe FSK-së.
Më pas, siç bën të ditur Policia, është bërë tërheqja e mjeteve të dyshimta pa ndonjë incident.
Burimi:
Kallxo
