Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për ditën e enjte, . Sipas njoftimit të MINTI-it, çmimi maksimal i lejuar për një litër naftë është 1.76 euro, ndërsa benzina mund të shitet deri në 1.53 euro për litër. Ndërkaq, çmimi maksimal i lejuar për një litër gaz është 0.63 euro.
Sipas MINT-it, këto çmime hyjnë në fuqi nga ora . Kurse dje, më , çmimi i naftës ishte 1.78 euro për litër. Më , MINTI ka njoftuar se ka vendosur të vazhdojë edhe për 30 ditë rregullimin e përkohshëm të çmimeve maksimale të produkteve të naftës, me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve dhe garantimit të çmimeve të arsyeshme në treg.
Sipas vendimit, çmimi maksimal i shitjes me shumicë do të llogaritet mbi bazën e çmimit mesatar të furnizimit të evidentuar nga Dogana, plus 2 centë për litër. Ndërkaq, çmimi maksimal i shitjes me pakicë do të jetë plus 12 centë për litër.
MINTI ka njoftuar se vendimi është marrë pas monitorimit të vazhdueshëm të tregut dhe analizës së të dhënave të Doganës së Kosovës, nga të cilat rezulton se çmimet e importit të derivateve nuk kanë shënuar ulje.
