E rëndë | Ky është 38-vjeçari që humbi jetën në aksidentin në

0%

Një aksident i rëndë trafiku ka përfunduar tragjikisht mbrëmë në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku një 38-vjeçar ka humbur jetën pas përplasjes mes një kamioni dhe një veture Audi A6, raporton Sinjali. Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se viktima është Sherif Hoti, rreth 38-vjeçar, nga Bradashi i Podujevës, i cili në momentin e aksidentit po drejtonte kamionin Mercedes.

Aksidenti ka ndodhur më 26 gusht, rreth orës , në kilometrin e 29-të të autostradës, në drejtimin Gjergjicë–Vërmicë. Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, në aksident janë përfshirë kamioni që drejtohej nga Hoti dhe një Audi A6 me targa të huaja, të cilin dyshohet se po e drejtonte A.F., rreth 22-vjeçar nga Prizreni, me vendbanim në Gjermani.

Ekskluzive | Një i vdekur e dy të lënduar nga aksidenti mes veturës dhe kamionit në autostradën Suharekë–Prizren Përplasja ka qenë fatale për 38-vjeçarin. Në vendngjarje kanë mbërritur ekipet emergjente, por Hoti nuk ka arritur t’u mbijetojë lëndimeve. Vdekja e tij është konstatuar në vend nga mjeku i QMF-së në Suharekë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar edhe dy persona që ndodheshin në veturë, të cilët janë transportuar me autoambulancë për trajtim mjekësor. Sipas informacioneve fillestare, gjendja e tyre është stabile dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetë.

Në vendin e aksidentit kanë dalë njësitë patrulluese, hetuesit policorë, ekipet përgjegjëse për mirëmbajtjen e autostradës, si dhe Prokurorja kujdestare. Me urdhër të Prokurores së Shtetit, trupi i pajetë i Sherif Hotit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Hetimet për aksidentin po vazhdojnë, ndërsa pritet të përcaktohen rrethanat dhe dinamika e saktë që çuan në përplasjen fatale. Sherif Hoti humbi jetën në moshën 38-vjeçare, në një tjetër aksident tragjik që iu shtua bilancit të rëndë të ngjarjeve në rrugët e Kosovës. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com