Deputetë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca, edhe këtë të enjte, më , janë mbledhur para objektit të Qeverisë së Kosovës për të kërkuar zhbllokimin e procesit të konstituimit të Kuvendit si dhe krijimin e institucioneve. Sot, atyre u janë bashkuar edhe asamblistë e aktivistë nga Shtimja dhe Fushë Kosova.
PDK-ja dhe Aleanca kanë kundërshtuar mosvazhdimin e seancës konstituive dhe kanë kërkuar që Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, të kthehet në Kuvend dhe ta mundësojë konstituimin e tij. Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, e akuzoi Kurtin për fshehje dhe shmangie nga përgjegjësia që i takon.
“Sot, Albin Kurti, siç e ka traditë edhe në doktrinën e tij politike, sërish po fshihet, sërish iku përmes rrugëve ilegale, klandestine, duke hyrë në ndërtesën e Qeverisë…”, ka deklaruar ai. Ndërsa deputetja e Aleancës, Albana Bytyqi, përkujtoj se deputetët i kanë votat për konstituimin e Kuvendit.
“Kosova ka humbur shumë kohë, që dy vite jemi pa institucione, kështu që është momenti i duhur që [Albin Kurti] të vijë në Kuvend e të krijojë institucionet… Jemi këtu për ta mbrojtur Kushtetutën, do të vazhdojmë ta mbrojmë atë dhe asnjëherë nuk do të ndalemi derisa të krijohen institucionet”, tha ajo.
Ky aktivitet është duke vazhduar që tash e disa ditë para objektit të Qeverisë së Kosovës në vazhdën e përpjekjeve të këtyre partive për të kërkuar vazhdimin e seancës konstituive dhe funksionalizimin e institucioneve të reja. Aktivitet e tilla para ndërtesës së Qeverisë, Partia Demokratike e Kosovës i ka filluar nga 13 gushti i këtij viti.
Seanca konstituive e legjislaturës së 11-të ka filluar më e më pas ka vazhduar edhe më për të mosvazhduar më. PDK në vazhdimësi i ka dërguar letra edhe kryesuesit të seancës konstituive Avni Dehari për të vazhduar seancën por ai ka refuzuar ta bëjë një gjë të tillë pa pasur një marrëveshje politike mes partive për zgjidhjen e çështjes së presidentit.
Në aktgjykimin e , gjykata kishte përcaktuar se procedura e konstituimit duhet të përfundojë brenda 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve zgjedhore dhe se Kuvendi nuk konsiderohet i konstituuar pa zgjedhjen e organeve të tij drejtuese. Ndërkohë, është tejkaluar edhe afati 48-orësh i përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit si maksimumi i lejuar i ndërprerjes së seancës.
Pavarësisht kësaj, seanca konstituive ende nuk ka përfunduar dhe përplasjet politike vazhdojnë të pengojnë formimin e institucioneve të reja. Më , Albin Kurti i LVV-së dhe Lumir Abdixhiku i LDK-së kanë mbajtur takim për të gjetur një emër konsensual për president të vendit. Pas takimit kanë deklaruar se në takimin e radhës do të flasin në tavolinë me emra konkretë.
Ndërkaq, dje më u takuan kreu u LVV-së, Albin Kurti dhe ai i LDK-së, Lumir Abdixhiku për të gjetur një zgjidhje për zgjedhjen e presidentit të ri. Ndonëse takimi përfundoi pa një marrëveshje, të dy deklaruan para mediave se nuk mund të flasin për emrat që u përmendën në takim pasi që kandidatët potencialë për president nuk janë kontaktuar ende.
Kurti i quajti negociatat “mjaft të vështira” dhe se do të vazhdojnë të mbajnë takime me LDK-në. “Nuk është çështje muajsh kur ne duhet të merremi vesh, është çështje javësh, e do të donim të ishte çështje ditësh. Komunikimi nuk ndërpritet, takimet do të vazhdojnë.” – deklaroi Kurti pas takimit.
Abdixhiku në anën tjetër ka deklaruar se emrat e përmendur ishin në vijë me parimet e dakorduara për pozitën e presidentit.
